Dilemë në Administratën amerikane?/ Bilalli: Kushner, Rubio dhe Vance në linja të ndryshme për Lindjen e Mesme
Diplomati dhe eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli, i ftuar në hapësirën "Për Shqiptarët" në televizionin "Ora News" ka thënë se është e vështirë të konkludohet nëse do të ketë zgjidhje paqësore pa ndërhyrje ndërkombëtare.
Sipas Bilallit, të gjitha kapacitetet amerikane në Lindjen e Mesme ndodhen në gjendje alarmi dhe përgatitjeje, çka tregon seriozitetin e zhvillimeve në terren.
Ai vuri në dukje gjithashtu se brenda administratës amerikane ekziston një dilemë.
Diplomati shtoi se Jared Kushner, ndonëse jo si pjesë e drejtpërdrejtë e administratës, ka një këndvështrim të ndryshëm nga figura të tjera kyçe si JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
Sipas Bilallit, kjo mospërputhje lidhet kryesisht me interesat biznesore të Kushner në rajonin e Gjirit Persik.
“Vështirë të konkludohet që a do kemi një zgjedhje paqësore pa intervenim.
Mendoj se tërtë kapacitetet amerikane në Lindjen e Mesme janë në alarm, në përgatitje. Duket që ka dhe një dilemë në Administratën amerikane . Në njërën anë, edhe pse nuk është pjesë e administratës, Kushner mendoj se ka një këndvështrim ndryshe nga JD. Vance dhe Marco Rubio.
Mendoj se kjo ka të bëjë me interesat biznesore të Kushner në gjirin Persik."- tha ai.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME DIPLOMATIN LUTFI BILALLI
