Këngëtari amerikan nderohet nga presidenti francez me titullin "Kalorës i Legjionit të Nderit"
Këngëtari amerikan, producenti i muzikës dhe filmave, si dhe stilist i modës, është nderuar me titullin Kalorës i Legjionit të Nderit më 23 janar, gjatë një ceremonie private në Pallatin Elysee në Paris, nga presidenti Emanuel Macron.
Bëhet fjalë për Pharrell William, te cilit presidenti francez ia dha personalisht medaljen gjatë këtij eventi.Ceremonia pasoi debutimin e koleksionit të veshjeve për meshkuj Vjeshtë 2026 të Louis Vuitton gjatë Javës së Modës për Meshkuj.
Medalja shënon një tjetër vlerësim të rëndësishëm për Williams në Francë.
Drejtori kreativ i linjës së veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton ka marrë medaljen e Oficerit të Urdhrit të Arteve dhe Letrave nga Ministria Franceze e Kulturës në vitin 2017.
Titulli Kalorës i Legjionit të Nderit është nderimi më i lartë në Francë dhe u është dhënë artistëve, shkrimtarëve dhe dizajnerëve, ndikimi i të cilëve shtrihet përtej kufijve kombëtarë.
Williams pozoi për foto me drejtuesit e Louis Vuitton, përfshirë Bernard Arnault, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, Pietro Beccari, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Louis Vuitton dhe kryetar dhe drejtor ekzekutiv i LVMH Fashion Group, dhe me zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron.

