VOGËLUSHI ME ËNDRRËN E MADHE/ Eden Loci: Besoni tek vetja dhe ndiqni ëndrrat
Eden Loci, një 9 vjeçar ka tërhequr vëmendjen e te gjithëve në rrjetet sociale por jo vetem me zërin e tij brilant.Vogëlushi ëndërron të bëhet një këngëtar i madh dhe t’i kapë skenat ndërkombëtare, duke ndjekur pasionin e tij.
Ky është Eden Loci, vetëm 9 vjeç i cili u bë viral në rrjetet sociale pas interpretimit të këngës së Ilir Shaqirit “Udhet e Mia”.
Ky vogëlush ka një pasion të jashtëzakonshëm për muzikën dhe ëndrrën që një ditë të bëhet një këngëtar i madh ndërkombëtar.
Eden thotë se i ngjan mamase, e cila gjithashtu këndon, dhe se pikërisht duke e dëgjuar atë ka lindur dashuria për muzikën.
Thotë se endrrat nuk do t’i lërë kurrë pas, deri sa të behet I famshëm
Mesazhi i tij është i qartë: besoni tek vetja, mos i lini ëndrrat pas, dhe punoni fort për t’i realizuar ato.
Përveç talentit të tij, Eden është një shembull frymëzimi për të gjithë fëmijët e moshës së tij me pasion, durim dhe besim, ëndrrat mund të bëhen realitet.
