"Mjeshtri i kompozicionit të kultivuar"/ Regjisori Shanaj: Nikolla Zoraqi i ka fillimet e vet nga mosha 30-vjeçare, krijoi mbi 100 vepra muzikore
Në studion e "Ora e Betit" për të folur për mjeshtrin e kompozicionit, Nikolla Zoraqi ka qenë i ftuar regjisori Mevlan Shanaj.
Ai ka treguar fragmente biografike të Zoraqit, duke treguar se si ai ka nisur rrugëtimin e tij prej tre dekadash në kompozicion.
“Përfundoi në Moskë por në një moshë madhore. 30 vjeç ende i ri.
Kishte emrin ishte i spikatur. Po ka bërë një gjest që mund ta bënte vetëm një artist.
E kërkoi këtë të drejtën e studimit dhe i vajti një zyrtari me violinë. Ishte violionistë i famshëm.
Ai zyrtari i tha ‘Çfarë kërkon?!’. Nikolla nxorri violinën dhe e theu.
Nuk e preku më violinën me dorë dhe shkoi për kompozicion. U bë ky që është.
Ka filluar për kompozicion rreth 30 vjeç, ka ikur shumë i ri 61 vjeç. Rreth 30 vjet në kompozicion dhe ka krijuar 100 e disa vepra.
I bie në çdo vit, nga tre vepra. Se ai bënte muzikë të kultivuar. Mjeshtri i kompozicionit të kultivuar dhe e mori folkun e Tiranës, të Devollit, të jugut dhe e çoi në ato nivele.”
PËR MË SHUMË NDIQNI:
