Deti kthen mbrapsht plehrat, Darëzeza dhe Semani përballen me ndotje masive

Deti kthen mbrapsht plehrat, Darëzeza dhe Semani përballen me ndotje masive

18 kilometra vijë bregdetare në qarkun e Fierit është totalisht e ndotur pas përmbytjeve të fundit që shkaktoi vërshimi i lumenjve Seman dhe Vjosë.

Në bregdetin e Darëzezës dhe Semanit janë depozituar tonelata mbetjesh urbane, kryesisht plastikë dhe materiale drusore.

Çfarë lumenjtë derdhën në detin Adriatik, ai i ktheu mbrapsht dhe rezultati është ky që shohim, një ndotje masive dhe një alarm serioz mjedisor.

Ndërhyrja për pastrimin e zonës ka nisur vetëm rreth 10 ditë pas përmbytjeve.

Gjatë kësaj periudhe, mbetjet kanë qëndruar në breg dhe në det, duke rritur rrezikun për mjedisin dhe faunën detare.