Zgjedhjet e 2025-ës: KQZ, përgjegjëse për tre dështime

Hapja e kutive të reja ka nxjerrë në pah shpërputhje të mëdha në numërim, me mijëra vota që dyshohet se janë manipuluar.

Megjithëse kanë nisur hetimet edhe nga prokuroritë për t’i gjetur fajtorët për këtë pështjellim numrash, përgjegjësia kërkohet të mos ndalet veç tek ata që i futën duart vet në vota.

Në vitin e mbushur me zgjedhje, dyshimi për vjedhje të votave në numërim, është problemi i radhës.

Ky pas telasheve të shfaqura me numrat serik në zgjedhje lokale, e dështimi i platformës së KQZ-së më 9 shkurt, ndaj për gjithë këto duhet të merret përgjegjësi.