Pamjet nga Brazili/ 30 persona mbetën të pl*gosur pasi u goditën nga rrufeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2026, 22:19
Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur këtë të diel, pasi një janë goditur nga rrufeja. Ngjarja la ndodhur në Brazil ku mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonero kishin mbushur sheshet. Tubimi u organizua nga kongresmeni Nicolas Ferreira.
Mijëra protestues pavarësisht motit të keq ishin mbledhur pranë një monumenti kur edhe u goditën nga rrufeja.
Autoritetet ngritën menjëherë një tende emergjencë për të ofruar ndihmën e parë për qytetarë. 30 persona u transferuan në spitale për trajtim mjekësor dhe raportohet se të paktën 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

