Kopertina e ‘THE ECONOMIST’: Rreziku i vërtetë që paraqet Donald Trump

Donald Trump pa bluzë hipur mbi një ari polar, në ilustrimin e përgatitur nga The Economist, simbolizon jo vetëm dëshirën por edhe lehtësinë që ka presidenti anerikan, për të marrë Grenlandën
Pavarësisht një tërheqjeje taktike, mbeten rreziqe të mëdha - nënvizohet në artikullin kryesor të kopertinës së “The Economist” për këtë javë
Në kopertinën e javës, “The Economist” ka analizuar marrëdhëniet më të fundit SHBA-BE, ku Presidenti amerukan Donald i bëru më të qarta pas Forumit të Davosit.
“Evropianët prisnin një diatribë, por në Davos Donald Trump shtriu më tepër dorën e pajtimit. Ai kërkoi "të drejtën, titullin dhe pronësinë" e Grenlandës, por braktisi tarifat, përjashtoi forcën dhe më vonë përshëndeti një "kornizë" të re dhe një marrëveshje të mundshme” shkruan “The Ecoonomist” në përmbledhjen kryesore të javës.
