EMRI/ Aksion në një lokal me lojëra fati, arrestohet një person, procedohet një tjetër

Një 32-vjeçar është arrestuar në Lezhë, ndërsa një tjetër shtetas është proceduar penalisht, pasi u konstatuan duke ushtruar veprimtari të paligjshme të basteve sportive përmes aparateve celularë.

Ngjarja është konstatuar gjatë kontrolleve në disa ambiente në qytetin e Lezhës, ku në një lokal u identifikuan dy persona që zhvillonin baste sportive në mënyrë të kundërligjshme. Si provë materiale janë sekuestruar dy telefona celularë që përdoreshin për këtë aktivitet.

Materialet lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontrolli”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin policor të koduar “Kontrolli”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, duke konstatuar raste të zhvillimit të basteve sportive përmes aparateve celularë, në disa ambiente në qytetin e Lezhës.

Gjatë veprimeve operative, në një ambient (lokal), u konstatuan dy shtetas duke ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Në vijim, u arrestua në flagrancë shtetasi Simon Bibaj, 32 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Lezhë, u procedua penalisht.

Nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan 2 aparate celularë, të cilët përdoreshin për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit, në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.