MOTOCIKLETAT PA KASKË MBROJTËSE/ Drejtuesit e motorëve sfidojnë ligjin, rrezikojnë veten e të tjerët

Lëvizja e motocikletave pa kaskë mbrojtëse vijon të jetë një problem serioz i sigurisë rrugore. Ekspertët theksojnë se mungon vëmendja e duhur nga ana e Policisë Rrugore.Ndërkohë që shkelje si lëvizja jashtë korsisë apo mbi trotuare kalojnë pa ndëshkim ndaj kërkohet më shumë kontrolle dhe zbatim të rreptë të ligjit për këtë kategori.

Motocikletat në shumicën e rastve nuk respektojnë rregulalt e qarkullimit rrugor, duke lëvizur mbi trotuare apo edhe në korsitë e gabuaraduek vënë në rrezik edhe qytetarët e tjerë, e shpehs duke u shpëtuar edhe masave adminsitrative.

Por drejtuesit e motmjeteve nuk vënë në rrezik vetëm të tjerët, por edhe veten e tyre duke shkelur thuajse gjithmonë një nga rregullat e vendusra prë ta, vendosjen e kaskave.

Eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha thotë se mungesa e kaskës, veçanërisht në rast përplasjeje, e kthen aksidentin në fatal.

Rreziku shtohet edhe më shumë kur kaska mbahet vetëm formalisht dhe nuk lidhet siç duhet.

Ekspertë bëjnë thirrje për më shumë kontroll, ndërgjegjësim dhe zbatim të rreptë të ligjit, duke theksuar se përdorimi i kaskës mbrojtëse është një detyrim ligjor dhe ndihmon për shpëtimin e jetës.