VIDEO/ Publikohet momenti kur 142 të dënuar transferohen në burgjet e Peqinit dhe Durrësit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar pamjet e operacionit të transferimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve në kuadër të Planit të Masave për rikonstruksionin e IEVP Fushë-Krujë.

Gjatë operacionit u transferuan gjithsej 142 persona, 85 drejt IEVP Peqin dhe 57 drejt IEVP Durrës.

Procesi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, me angazhimin e 340 punonjësve policorë, 48 automjeteve të dedikuara dhe përdorimin e teknologjisë bashkëkohore dixhitale, përfshirë dronë, sisteme anti-dron dhe komunikim dixhital individual për çdo punonjës të përfshirë.

Kamerat e trupit dhe ato të automjeteve transmetuan pamje live për transparencë dhe kontroll maksimal.

Të dy autokolonat mbërritën pa incidente.