Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shpëtohet e moshuara

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtunë në Korçë.  Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët jetonte vetëm një person, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të pakujdesisë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila i dha ndihmën e parë një të moshuare për shkak të tymit. E moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana e grupit hetimor vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.