21 janar 1925 - Shpallja e Republikës së Parë Shqiptare
Më 21 janar 1925 Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë Parlamentare.
Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, në mars të vitit 1925.
Data hyri në analet e historisë si tregues për vendosjen e republikës së parë shqiptare. Për detyrën e kreut të shtetit u zgjodh Ahmet Zogu, post të cilin e mori më 31 janar.
Mandati i presidentit të Republikës ishte 7-vjeçar, por kjo formë republikane e qeverisjes zgjati deri në shtator të vitit 1928, kur Ahmet Zogu u vetëshpall “mbret i shqiptarëve”.
Statuti sanksionoi konsolidimin e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese.
Po ashtu, në Statut ligjëroheshin parimet dhe liritë demokratike, sikurse janë ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut. Një arritje e madhe e kohës ishte miratimi i Kodit Penal.
