Rriten rastet e sëmundjeve tumoriale/ Mjekja Anila Godo: Zbulimi në kohë, çelësi për betejen me sëmundjen

Zbulimi i tumoreve në faza të avancuara po rrit vdekshmërinë dhe mbetet një shqetësim serioz për mjekët. Specialistët theksojnë se, pavarësisht përparimeve në diagnostikim dhe trajtim, zbulimi i hershëm është vendimtar në betejën me sëmundjen.

Zbulimi në në faza të vonshme të sëmundje kancerogjene ka rritur vdekjshmërinë mes pacientëve, ngrejnë si alarm mjekët.

“Shifra e mortalitet mbeten të atilla meritojnë vëmendje, bashkëpunim të të gjithë strukturave.

Për të gjetur arsyet e mundshme për një jetë më të mirë”- tha Godo.

Anila Godo, mjeke Onko-Hematologe me nje eksperiencë të shtrirë në dekada, thotë se se shifrat e të prekurve mbeten shqetësuese.

“Shifrat e incidencës së kancerit mbeten shqetësuese në maksimum.”- u shpreh ajo.

Në një konferencën informuese dhe ndërgjegjëse për kancerat digjestivë që I referohen sëmundjes vdekjeprurëse të zhvilluar në në organet e sistemit të tretjes, Mjekja Godo tha se inovacionie inovacioni në diagnostikim dhe trajtim ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e jetgjatësisi së pacientëve.

Megjithatë theksoi zbulimi në kohë është celësi.

“Përveç se kësaj, ka qenë një revolucion I vërtetë për sai takon rritjes së jetëgjatësisë së pacientëve me kancer.”- ka thënë Godo.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri i stomakut shënon më shumë raste në Shqipëri, pas kancerit të gjirit dhe mushkërive.