“PËRMBYSET” PIRAMIDA USHQIMORE/ Specialistja Kalleshi: Ushqyerja sipas Robert Kennedy JR anon më shumë nga konsumi i proteinave
Piramida ushqimore, një nga modelet më të njohura orientuese për ushqyerjen e shëndetshme, po rikthehet në vëmendje me një qasje të re.
Ndryshimet e fundit, propozojnë një riorganizim të grupeve ushqimore, duke vendosur proteinat në bazë të dietës së përditshme dhe duke ulur rolin e karbohidrateve.
Sipas specialistes, Anila Kalleshi, kjo qasje e re lidhet me shqetësimet në rritje për shëndetin metabolik, shtimin në peshë dhe sëmundjet kardiovaskulare, të cilat shpesh shoqërohen me konsum të lartë të karbohidrateve të rafinuara.
“Piramida ushqimore e propozuar nga Robert Kennedy Junior natyrisht që fokusohet në konsumin më të lartë të proteinave dhe shmangies së karbohidrateve. Le të themi si faktorë rrezikues ndaj rezistencës insulinike por gjithashtu dhe problemeve kardiake. Le të themi shtimit të peshës, mos pranisë, humbjes së oreksit.”- tha ai.
Modelet e reja synojnë gjithashtu reduktimin e ushqimeve ultra të përpunuara, fast food-eve dhe produkteve me konservantë, që konsiderohen të dëmshme për shëndetin e popullatës.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se efikasiteti i çdo piramide ushqimore varet nga niveli i ndërgjegjësimit dhe edukimit ushqimor të individëve.
