“INFEKTOHET” FUTBOLLI! Lenovo dhe FIFA po ndërtojnë botën e futbollit 2026 me Inteligjencë Artificiale

FIFA dhe Lenovo së bashku po sjellin një teknologji të integruar me Inteligjencë Artificiale në botërorin 2026, për të transformuar mënyrën se si loja luhet, transmetohet dhe perceptohet nga tifozët në cdo cep të globit.

Për here të pare në historinë e Kupës së Botës, teknologjia e integruar me Inteligjencë Artificiale do të sjell një bashkpunim mes FIFA,s dhe Lenovos për të kuptuar mënyrën se si luhet loja dhe transmetohet e perceptohet nga tifozët permes AI.

Në konferencën CES 2026 të mbajtur në Las Vegas, udhëheqësit e FIFA dhe Lenovo deklaruan se ky partneritet synon ta bëjë Botërorin e vitit 2026 që zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada turneun më inteligjent teknologjikisht në historinë e tij.

Një nga inovacionet më të komentuara është ‘Referee View’, një sistem kamerash të stabilizuara nga AI që kapin pamje nga perspektiva e arbitrit në fushë, kjo zgjidhje ofron imazhe më të qarta dhe më stabile, duke e afruar ndjekësin me aksionin në fushë si asnjëherë më pare.

Po ashtu është prezantuar ‘Football AI Pro’,një mjet inteligjent që përdor AI për të analizuar sasi massive të të dhënave që nga statistikat e lojtarëve, lëvizjet në fushë dhe tendencat taktike, duke i ofruar analiza  trajnerëve dhe ekipit tenik.

Një elementë tjetër i avancuar teknologjik është përdorimi i Avatarëve 3D të lojtarëve krijuar me AI generative, që sjellin një dimension të ri visual në shpjegimin e vendimeve të VAR,it (Video Assistant Referee).

Përtej fushës, teknologjia Lenovo do të përdoret edhe për komunikimin dhe logjistikën e turneut, për të siguruar koordinim dhe operacione pa probleme në një ngjarje me 48 skuadra dhe miliarda tifozë në mbarë botën.

Botërori 2026 duket se do të jetë jo vetëm një garë mes skuadrave, por edhe një demostrim i forces së teknologjisë së Inteligjencës Artificiale në sportin modern.