Lara Colturi, e 20-ta në Sllallomin Gjigant të Italisë
Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi u rendit në vendin e 20-të në garën e Sllallomit Gjigant të zhvilluar këtë të martë në Kronplatz, në ndalesën e radhës të Kupës së Botës për Skitë Alpine.
Në lëshimin e parë, skiatorja e cila përfaqëson ngjyrat kuqezi nuk shkoi më shumë se vendi i 22-të duke e mbyllur garën me kohën 1 minutë 16 sekonda e 42 të qindtat, por duke marrë të drejtën për t’u kualifikuar për në lëshimin e dytë.
Në këtë të fundit Lara u pozicionua sërish e 22-ta me kohën 1 minutë 7 sekonda e 54 të qindtat, që në finale e pozicionuan në vendin e 20-të në klasifikimin e përgjithshëm me kohën totale 2 minuta 23 sekonda e 96 të qindtat.
Në garën e Sllallomit Gjigant të Italisë, në vend të parë u rendit Julia Scheib, në vend të dytë zvicerania Camille Rast dhe në vendin e tretë Sara Hector e Suedisë.
Në renditjen finale të këtij sezoni Lara Colturi zbret në vendin e dhjetë me 445 pikë.
Ndërsa, skiatori shqiptar Denni Xhepa u endit në vendin e gjashtë në garën e Sllallomit Gjigant për meshkuj, e cila u zhvillua ditën e djeshme në Serre Chevalier të Francës.
Xhepa e përfundoi garën në vendin e 6-të me kohën 1 minutë e 7 sekonda.

