Spanja njofton tre ditë zie pas aksidentit hekurudhor me rreth 40 viktima

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka shpallur tre ditë zie kombëtare, pas aksidentit tragjik të ndodhur në Spanjë ku humbën jetën rreth 40 persona.

Sanchez premtoi gjithashtu se hetimet do të vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksidentin hekurudhor.

Më shumë se 120 persona të tjerë u plagosën kur vagonët e një treni që po udhëtonte për në Madrid dolën nga shinat dhe kaluan në shinat e kundërta, duke u përplasur me një tren që po vinte përballë në Adamuz.