Vijojnë s*lmet e peshkaqenëve në Australi, mbyllen plazhet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 09:31
Një surfer pësoi lëndime të lehta sot në një sulm nga peshkaqeni, sulmi i katërt në brigjet e shtetit më të populluar të Australisë në tre ditë.
Sulmi ndodhi në Point Plomer, 460 kilometra në veri të kryeqytetit të Uellsit të Ri Jugor, rreth orës 9 të mëngjesit sipas kohës lokale, thanë zyrtarët.
Dhjetëra plazhe përgjatë bregdetit lindor të Australisë, përfshirë ato në Sydney, janë mbyllur përkohësisht.
Sulmet pasuan disa ditë shirash të rrëmbyeshëm që baltosën ujërat e cekëta.
