Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me 'Mercedes C-Class', arrestohet shqiptari

Autoritetet italiane kanë arrestuar sërish një 42-vjeçar, pasi kishte hyrë ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim 5-vjeçar.

Sipas mediave italiane, mëngjesin e 15 janarit, oficerët e hasën shqiptarin brenda një mjeti “Mercedes Benz C-Class”.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se ai kishte qenë subjekt i një urdhri dëbimi pesëvjeçar me ndalim rihyrjeje në Itali, të lëshuar nga Prefektura e Venedikut dhe Selia Qendrore e Policisë në gusht 2021.

Bëhet me dije se shqiptari u vu menjëherë në arrest shtëpiak dhe u dërgua në shtëpinë e tij në Supino. Në vijim ai do të paraqitet para Gjykatës së Frosinones për tu përgjigjur për shkelje të ligjit të imigracionit.