U refuzua 1,009 herë: Si një 65-vjeçar pa asgjë krijoi KFC-në
Fytyra e tij është një nga më të njohurat në planet. Ai buzëqesh nga kovat e kuqe të KFC-së në Tiranë, New York, Tokio dhe kudo tjetër. Por pas atij kostumi të bardhë dhe buzëqeshjes prej gjyshi, fshihet historia e një burri që jeta e goditi pa pushim për 60 vjet me radhë.
Shumica e njerëzve mendojnë se miliarderët e nisin karrierën kur janë të rinj, si Mark Zuckerberg apo Bill Gates. Harland Sanders bëri të kundërtën: ai u bë i pasur në moshën kur shumica e njerëzve presin vdekjen.
Një jetë me dështime të njëpasnjëshme
CV-ja e Harland Sanders para moshës 60-vjeçare ishte një katastrofë. Ai e la shkollën që në klasën e shtatë. Punoi si fermer, por dështoi. Punoi si zjarrfikës në hekurudhë, por u pushua nga puna. U bë avokat, por u përjashtua pasi rrahu klientin e tij në gjyq. Provoi të shiste sigurime jete, por dështoi sërish.
Edhe si bashkëshort ai pati vështirësi; gruaja e tij e parë e la duke marrë me vete edhe fëmijët, sepse nuk duronte dot faktin që ai nuk mbante dot një punë stabël.
Në moshën 65-vjeçare, ai u gjend i vetëm, i falimentuar dhe duke jetuar me një çek të Sigurimeve Shoqërore prej vetëm 105 dollarësh në muaj.
11009 herë "JO"
Në vend që të dorëzohej, Sanders kujtoi se kishte vetëm një gjë që dinte ta bënte mirë: të gatuante pulë të skuqur me një recetë speciale me 11 erëza. Ai mori tenxheren e tij me presion, i hipi makinës së vjetër dhe filloi të udhëtonte nëpër SHBA për të gjetur një restorant që do ta blinte recetën e tij.
Ajo që ndodhi më pas është legjendë. Ai trokiti në qindra dyer restorantesh. Pronarët e qeshnin, e tallnin ose thjesht i mbyllnin derën. Sanders flinte në makinën e tij për të kursyer para. Thuhet se ai mori plot 1009 refuzime para se një pronar restoranti të thoshte "PO".
Miliarderi me kostum të bardhë
Pasi mori atë "Po" të parë, gjërat ndryshuan me shpejtësi. Receta e tij u pëlqye aq shumë saqë brenda pak vitesh KFC (Kentucky Fried Chicken) u hap në qindra pika. Në moshën 73-vjeçare, burri që dikur jetonte me 105 dollarë, e shiti kompaninë e tij për 2 milionë dollarë (që sot vlejnë shumë më tepër), por duke ruajtur të drejtën për të qenë imazhi i markës.
Deri në fund të jetës së tij në moshën 90-vjeçare, Colonel Sanders udhëtoi botën si një ambasador i shijes, duke u bërë simboli i shpresës për këdo që mendon se "i ka ikur treni".
PROFILI
Emri: Harland David Sanders (1890–1980)
Themelues i: KFC (Kentucky Fried Chicken)
Mosha kur filloi suksesin: 65 vjeç
Refuzimet: Thuhet se u refuzua 1009 herë
Trashëgimia Sot: Mbi 34 Miliardë $ shitje vjetore globale
Mësimi: "Nuk është kurrë vonë për të nisur."