Madonna mbështet protestat e iranianëve

Ylli i muzikës pop, Madonna, shprehu mbështetjen e saj për iranianët përmes një postimi në Instagram, duke i inkurajuar ata të “qëndrojnë të fortë”, ndërsa reflektonte mbi lirinë, protestat dhe rezistencën.

Duke përmendur kufizimet me të cilat përballen gratë, si edhe ndalesat në lirinë e shprehjes, veshjes dhe lëvizjes, ajo tha se qëndron në krah të iranianëve që kërkojnë ndryshim.

“Populli i Iranit nuk ka njohur liri prej shekujsh. Nuk mund të pretendoj se e kuptoj plotësisht vuajtjen që është përjetuar, por mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin e Iranit”, shkroi ajo.