Incident në Gjilan/ Shoqëruesi i Jozefin Markut përleshet me recepsionistin e hotelit

Një situatë e tensionuar ka ndodhur në Gjilan, ku këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, ishte në vizitë me shoqëruesin e tij, Fitim Gashin, dhe disa femra. Sipas mediave kosovare, mungesa e dhomave të lira në hotel çoi në një përleshje fizike mes Gashit dhe recepsionistit, ku janë rrëzuar dhe disa sende.

Vetë Jozefin Marku nuk ishte i përfshirë në incident, pasi gjatë ngjarjes ndodhej në makinë me dy shoqëruese femra. Policia e Kosovës po heton rastin.

Jozefin Marku është bërë i njohur për publikun shqiptar përmes pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”.