Brdariç surprizon Superligën/ Dy transferime të reja te Drenica

“Brdariç surprizon Superligën, dy transferime të reja te Drenica”

Ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, po vazhdon të bëjë lëvizje surprizë në Superligën e Kosovës. Ai ka bindur së fundmi Kristi Qarrin dhe Mehdi Çobën të bashkohen me Drenicën, duke ndërtuar një ekip të përbërë kryesisht nga lojtarë “Made in Superiore”.

Më parë, Drenica kishte zyrtarizuar lojtarë si Ian Soler, Fjoart Jonuzi dhe Viktor Da Silva. Pavarësisht se këta futbollistë nuk kishin gjetur hapësira në Superiore më parë, pritet që ata të bëjnë diferencën në ekip. Klubi nuk ndalet këtu dhe po planifikon të shtojë elementë të tjerë për të forcuar skuadrën dhe për të synuar objektivin kryesor: mbijetesën në ligë.