Dikur u ble 2 milion euro, sot sulmuesi kombëtares pritet të transferohet pranë Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 12:09
Marvin Çuni është gati që të largohet nga Rubin Kazan përfundimisht.
As huazimi te Sampdoria s’ka shkuar siç duhet, ndërkohë që tek ekipi rus nuk e duan më sulmuesin 24-vjeçar, të cilin e blenë 2 milionë euro 2 vite më parë. Në kto kushte, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është gati të rikthehet në Itali.
Sipas “Blucerchati.net”, Bari po mendon për të transferuar Çunin, i cili është i hapur për një kalim të tillë në Serie B. Ndërkohë që priten dy klubet, për të rënë dakord mbi formulën e këtij “operacioni”.
Kujtojmë se Çuni ka një karrierë interesante. Ai është aktivizuar më parë edhe për ekipe të tjera, si Freising, Bayern Munich, Sonnenhof, Paderborn, Saarbrucken dhe Frosinone.
