Spalletti rikthen Juventusin, bardhezinjtë synojnë kreun dhe dy blerje merkatoje

Juventus po shfaq një fytyrë të re nën drejtimin e Luciano Spallettit. Pas vetëm dy muaj e gjysmë në krye të “Zonjës së Vjetër”, tekniku toskan ka fituar besimin e drejtuesve dhe tifozëve, duke dhënë rezultate konkrete dhe një identitet të qartë për skuadrën.

Nën drejtimin e Spallettit, Juventusi ka një mesatare prej 2.18 pikësh për ndeshje, dukshëm më shumë se në kohën e Igor Tudor (1.76) dhe Thiago Motta (1.79). Bardhezinjtë aktualisht ndodhen në zonën Champions League, me 7 pikë diferencë nga lideri Inter, duke ndezur shpresat për titull në këtë sezon.

Për të forcuar më tej ekipin, drejtuesit e klubit po mendojnë për dy goditje merkatoje. Në skenë është sulmuesi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, i cili këtë sezon ka realizuar 8 gola në Premier League. Megjithatë, largimi i tij pritet i vështirë, pasi klubi londinez kërkon 30-35 milionë euro.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Minguezan i Celta Vigos duket gati të bashkohet me Juventusin, me transferimin që mund të mbyllet për 3-4 milionë euro në këtë sesion merkatoje