"Greonlanda midis SHBA dhe Rusisë"/ Bytyçi: Ishulli mbart miniera me minerale që Amerikës i duhet për teknologjinë më të re
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë profesori dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, i cili ka listuar arsyet pse Greonlanda është në epiqendër të interesit nga SHBA.
“Greonlanda është shumë e rëndësishme për sigurinë e aleancës perëndimore, duke përfshirë sigurinë e SHBA, për disa arsye.
Në pozicionin gjeografikë që lidhet me qasjen Arktik. Me shkrirjen e akullit dhe hapjes së rrugëve të reja përmes Arktikut.
Por gjithashtu, diçka që injorohet, Greolanda është “në mes të rrugës”, të raketave ndërkontinentale balistike të Rusisë, të cilat janë të vendosura në veri të Rusisë.
Pra, Greolanda është midis SHBA dhe Rusisë në këtë aspekt.
Për të gjitha këto arsye, duke përfshirë arsyet që kanë të bëjnë me qasjen minerale në miniera, sidomos në minerale që janë të nevojshme për teknologjinë më të re për bateri apo smartphone.
Gjitha këto arsye e bëjnë Greonlandën të rëndësishme si një ishull.”- tha Bytyçi.
