E akuzoi për mbrojtje të p*dofilëve/ Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit

Presidenti amerikan Donald Trump u përball me një incident gjatë një vizite në fabrikën e “Ford” në Miçigan. Një punëtor 40-vjeçar e prit në korridor dhe duke i bërtitur, e akuzoi Trumpin se po mbron pedofilët, duke iu referuar mos-publikimit të dosjes së Jeffrey Epstein.

Në përgjigje, Trump iu drejtua punëtorit me gishtin e mesit dhe i tha fjalën “Fuck you” (Ik pirdhu). Pas ngjarjes, 40-vjeçari u pushua nga puna dhe u gjobit, por ai deklaroi se nuk pendohen për veprimin e tij:

“Një rast i tillë vjen vetëm një herë në jetë dhe kur ndodh, më mirë të jesh gati ta shfrytëzosh mundësinë. Sot mendoj se e bëra këtë,” tha ai.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Stevem Cheung, e quajti punëtorin “të çmendur” dhe mbrojti reagimin e presidentit:

“Një i çmendur po bërtiste me tërbim fjalë të pista, dhe presidenti dha një përgjigje të përshtatshme dhe të qartë. Ne nuk e tolerojmë këtë lloj sjelljeje në ambientet tona dhe kemi procedura për ta trajtuar,” tha ai.

Trump vazhdon të jetë nën presion për publikimin e dosjeve të Jeffrey Epstein, pasi Departamenti i Drejtësisë ka publikuar vetëm një pjesë të arkivit, pavarësisht afatit ligjor të vendosur nga Kongresi. Trump ka mohuar se ka qenë i dijshëm për aktivitetet e Epstein, megjithëse është njohur për miqësinë e tij me të.