“Çmenduri”… Manchester City shtyp pa mëshirë Exeter, i shënoi 10 gola!

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte një përbindësh i vërtetë në fushën e lojës teksa e fitoi me rezultatin 10-1 duke u bërë e para skuadër e madhe angleze që shënon të paktën 10 gola në një kompeticion në Angli.

Kjo nuk kishte ndodhur që nga fitorja e Liverpool ndaj Fulham 10-0 në League Cup në 1986 dhe e para që e arrin këtë në FA Cup që pas fitores 13-2 të Tottenham ndaj Crewe në shkurt të 1960.

Manchester City e mbylli pjesën e parë 4-0 me golat e Alleyne, Rodrit dhe dy autogolat e Doyle-Hayes e Fitzwater. Në pjesën e dytë shënuan edhe Lewis dy herë, Semenyo blerja më e re e Citizenz, Reijnders, O’Reilly dhe MacAidoo.

Ndërkohë që Exeter shënoi golin e nderit në minutën e 90-të me Birch dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e thellë 10-1 me Manchester Cityn, që u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Anglisë