Takimi i 80-vjetorit të Federatës Shqiptare të Volejbollit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u takua me Roko Sikiric, President i Federatës Europiane të Volejbollit (CEV), Vuk Karanovic, Managing Director i CEV, dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pellumbi dhe Konalsi Gjoka.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit të volejbollit në Shqipëri, mundësitë për të thelluar bashkëpunimin me strukturat europiane, mbështetja institucionale për ekipet kombëtare dhe kapacitetet federative, si dhe kontributi i CEV në projekte infrastrukturore, trajnime për trajnerë e mësues, dhe organizimin e aktiviteteve europiane për grupmoshat e reja. U theksua gjithashtu potenciali për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus në zhvillimin e beach volley përgjatë bregdetit shqiptar.
