Transferimi i ri i Egnatias/ Daniel Adjessa zyrtarisht pjesë e skuadrës

Egnatia përforcon sulmin në këtë sesion të merkatos së transferimeve. Skuadra kampione e vendit arriti të sigurojë shërbimin e Daniel Adjesa, një transferim që e zyrtarizoi përmes një postimi në profilet e saj në rrjetet sociale.

‘Daniel Adjessa pjesë e Egnatias. Sulmuesi ka nënshkruar për plot 4 vite të ardhshme. Mirë se erdhe dhe suksese’, shkruhet në njoftimin e klubit.

Daniel Adjessa ka qënë pjesë e kampionatit të Qipros turke në dy sezonet e kaluara teksa është aktivizuar me skuadrën e Dumlupinar nga e cila u largua në muajt e verës së kaluar për t’u bashkuar me skuadrën rrogozhinase. mësohet se Egnatia nuk arriti dot të regjistrojë futbollistin për pjesën e parë të sezonit, por tani që u mbyllën edhe procedurat, ai do të jetë në dispozicion të skuadrës këtë fundjavë për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Apolonisë.