Si të humbim kilogramët e tepërt pas festave/ Brozi: Konsumoni ushqim në një strukturë të mirëmenduar
Pas festave, shumë prej nesh përballen me kilogramë të tepërt dhe një ndjenjë të rëndesë në trup.
Në studion e Ora News, nutricionisti Pavli Brozi foli mbi abuzimin me ushqimin gjatë festave dhe si mund të rikthehemi në një rutinë të shëndetshme.
“Ne gjatë festave nuk kemi pasur një strukturë të mirë ushqyerje. Kemi ngrënë ushqim orë e pa orë, vend e pa vend, pa vakte të ndara,” tha Brozi.
Ai paralajmëroi se konsumimi i vakteve të shumta pa rregull për një kohë të gjatë mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës, gjë që ndikon negativisht në metabolizëm dhe shëndet.
Si zgjidhje, ai sugjeroi që tani në janar, njerëzit të rikthehen në një strukturë të mirëmenduar ushqimore, duke planifikuar vakte të rregullta dhe duke kontrolluar sasitë e ushqimit.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË :
