VIDEO/ Shërbimi shëndetësor në banesë, afro 200 mijë vizita gjatë 2025-ës

Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor në Banesë vazhdojnë në të gjithë vendin, duke u ardhur në ndihmë të moshuarve dhe pacientëve kronikë që e kanë të vështirë të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën të ditur se shërbimi i kontrollit shëndetësor në banesë po garanton ndjekje të vazhdueshme për pacientët në nevojë.

Sipas MSHMS, ky shërbim vjen falë angazhimit të 3142 mjekëve dhe infermierëve në 356 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

MSHMS njofton se vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar 198.358 vizita në banesë, duke përmirësuar aksesin dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor.

Fuqizimi i këtij modeli të kujdesit në komunitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është kthyer në një realitet të prekshëm për mijëra qytetarë në të gjithë vendin, veçanërisht për ata që përballen me sëmundje kronike apo vështirësi në lëvizje.

Ky program po shtrihet në 36 Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe 356 qendra shëndetësore.