"O mëngjesi im"/ Momenti i ëmbël mes Selinës dhe Mirit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 14:37
Dita në shtëpinë e Big Brother Vip ka nisur me “përkëdhelje” nga ana e Mirit për Selinën.
Ai ka komunikuar me konkurenten nga mbrapa derës së dhomës së akuariumit, ku dhe bisedojnë shpesh edhe me banorë të tjerë.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte komenti i konkurentit ndaj Selinës që në mëngjes. Ai e përshëndeti duke iu drejtuar “Mëngjesi im ti”, ky detaj u komentua menjëherë nga fansat.
Kjo pasi marrëdhënia mes Mirit dhe Selinës shihet shumë e afërt edhe pse banorët janë shprehur për njëri-tjetrin se jane miq të mirë brenda shtëpisë, madje Miri e ka cilësuar si vajzën e tij.
