Mbipesha, gjenetike apo çështje vullneti? Shkencëtarët e vënë theksin tek gjenet dhe mënyra e jetesës! “MC4R” nxit ngrënien e tepërt dhe ul ndjesinë e ngopjes

Ekspertët thonë se mbipesha nuk është thjesht çështje vullneti për t’u kujdesur për trupin tënd. Ata theksojnë se gjenetika, hormonet dhe jetesa e përditshme janë faktorët kryesorë.

Shumë njerëz ende besojnë se mbipesha është çështje vullneti ose përgjegjësie personale, por ekspertët thonë se realiteti është shumë më kompleks.

Studimet tregojnë se gjenetika, hormonet dhe mjedisi i jetesës së përditshme luajnë një rol mjaft të rëndësishëm, duke e bërë humbjen e peshës një sfidë për shumë njerëz, pavarësisht nga motivimi i tyre.

Shkencëtarët shpjegojnë se disa gjene ndikojnë tek uria që ndiejmë gjatë ditës, duke bërë që disa njerëz të ndihen gjithmonë me stomak bosh dhe të ruajnë më shumë yndyrë nga ajo se çfarë hanë, edhe kur konsumojnë të njëjtat kalori si të tjerët.

Një nga këto gjenet është MC4R, i cili nxit ngrënien e tepërt dhe ul ndjesinë e ngopjes dhe sipas ekspertëve gjendet tek rreth një e pesta e popullsisë globale.

Ushqimet e përpunuara, reklamat dhe mungesa e aktivitetit fizik e bëjnë ruajtjen e peshës së shëndetshme shumë të vështirë.

Ekspertët e quajnë këtë “ambient obezogjen”, ku trupi dhe truri janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj sinjaleve që nxisin ngrënien.

Gjithashtu, shkencëtarët shpjegojnë edhe fenomenin e “cakut të peshës”, një peshë të caktuar që e truri i secilit e konsideron normale për veten.