VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, Presidentja ndërpret konferencën ndihmon në evakuuimin
Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Meksikën duke krijuar panik mes banorëve.
Sipas Shërbimit Gjeologjitërmeti ishte me magnitudë 6.5 dhe kishte epiqendër pranë bregdetit të Paqësorit, në shtetin Guerrero, në një thellësi prej rreth 35 kilometrash.
Autoritetet lokale dhe presidentja Sheinbaum njoftuan se nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të mëdha materiale në Guerrero.
Në momentin e lëkundjeve, Sheinbaum ndodhej në Mexico City duke mbajtur një fjalim.
Pamjet tregojnë momentin kur ajo ka ndërprerë fjalimin ndërsa alarmet sizmike u aktivizuan dhe ajo ndjeu dridhjet e tokës.
Me qetësi presidentja ndihmon dhe në evakuimin e gazetarëve. Konferenca për shtyp rifilloi pak më vonë.
Presidentja bëri të ditur se në kryeqytet nuk janë shënuar dëme, megjithëse shumë banorë dolën nga shtëpitë të alarmuar, ndërsa në rrugë dëgjoheshin edhe lehjet e qenve të trembur.
Shteti Guerrero përfshin edhe Acapulcon dhe zona të tjera turistike të frekuentuara gjatë festave.
Acapulco vijon ende rimëkëmbjen pas një uragani shkatërrues të kategorisë 5 që goditi rajonin në vitin 2023.

