“Më la pasoja për gjithë jetën”: Aktori rrëfen dhunën nga nëna
Aktori i njohur Chevy Chase ka folur hapur për një nga periudhat më të errëta të jetës së tij.
Aktori 82-vjeçar tregon se ka qenë viktimë e abuzimit nga nëna e tij, duke e përshkruar ambientin familjar si të mbushur me dhunë dhe tension.
Chase rrëfen se prindërit e tij u ndanë kur ai ishte vetëm katër vjeç dhe se marrëdhënia me njerkun e tij e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Sipas tij, traumat e fëmijërisë patën ndikim të madh në jetën e tij të rritur, duke çuar në varësi nga alkooli dhe kokaina, si dhe në probleme serioze shëndetësore.
Ai pranon se përplasjet me kolegë dhe reputacioni i vështirë në industrinë e filmit lidhen drejtpërdrejt me plagët emocionale të së kaluarës. Në dokumentar flet edhe vëllai i tij, i cili konfirmon se Chevy ishte shpesh objekt i shpërthimeve të dhunshme në familje.
