ALARMI PËR DR*GËN E ALKOOLIN! Toksikologu: Kemi raste me Sindromën e hiperemezës nga k*nabisi
Gjatë periudhave festive, mjekët konstatojnë rritje të ndjeshme të rasteve të abuzimit me alkoolin dhe drogat, cka sjell pasoja për shëndetin, vecanërisht për të rinjtë.
Sipas Shefit të Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, një fenomen që po vihet re edhe në Shqipëri, megjithëse jo në përmasa të larta, është Sindroma e Hiperemezës nga Kanabisi, një gjendje e lidhur drejtpërdrejt me përdorimin afatgjatë dhe abuziv të kanabisit.
Tahiri shpjegon se ky fenomen është bërë lajm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të fluksit të madh të pacientëve që paraqiten në urgjencë me të vjella të shpeshta dhe të forta.
Klinikisht, raste të tilla janë evidentuar edhe në vendin tonë, por jo me të njëjtin intensitet si në SHBA. Megjithatë, sipas toksikologëve, rastet më problematike lidhen me përdorimin që nis që në moshë të mitur.
Pacientët paraqiten me të vjella të forta, të përsëritura dhe të zgjatura në kohë, të shoqëruara me dhimbje barku dhe rënie të shpejtë në peshë. Sipas specialistëve, zgjidhja kryesore është ndërprerja e menjëhershme e përdorimit të kanabisit, e kombinuar me trajtim të specializuar mjekësor.
Ekspertët bëjnë thirrje për ndërgjegjësim të të rinjve për pasojat shëndetësore të drogës dhe alkoolit.
