Këngëtari Arben Sinoni: 2025-a s’ishte keq për lekët, urojmë që dhe ky vit të jetë më i mirë


Dhe pas lojës argëtuese me pantonimet, “Ora e Festës” u zhvendos në biseda me të ftuarit.

Këngëtari Arben Sinoni bëri një rezyme të vitit që lamë pas.

“Uroj që viti 2026 të jetë një vit i mbarë. Sepse nisur nga gjërat që po dëgjojmë me të rinjtë e sotëm, uroj që të jenë sa më të dashur me njëri-tjetrin dhe të mos i bëjnë dëm vetes.

Janë të rinj e kanë jetën përpara. Po ashtu mbarësi dhe shëndet, punë, buxhet dhe gjithçka.

Viti që shkoi ishte i mirë, edhe me lekë s’ishte shumë keq, shpresojmë të jetë më i mbarë akoma”, theksoi Sinoni.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË NATËS SË NDËRRIMIT TË VITEVE “ORA E FESTËS”