“2025-a, spektakël fare ishte”/ Artistët vlerësojnë vitin që iku, por edhe planet për 2026-ën.
Në emisionin special të mbrëmjes së fundvitit “Ora e Festës”, transmetuar në “Ora News”, moderatorja Sonila Musai përcolli urimet për një vit sa më të mbarë, duke hapur kështu një mbrëmje festive të mbushur me emocione dhe reflektime.
Në vijim, në studio u ftuan dy emra të njohur të artit shqiptar, Edmond Preveza dhe Silvana Rusi, të cilët ndanë me publikun vlerësimet e tyre për vitin që po lëmë pas. Artistët u ndalën tek momentet më të rëndësishme profesionale dhe personale, duke e cilësuar vitin e kaluar si një periudhë me sfida, por edhe me arritje të rëndësishme.
Në fjalët e tyre, ata uruan që viti 2026 të sjellë më shumë shëndet, paqe dhe suksese për të gjithë shqiptarët, duke shprehur shpresën për një vit më të begatë si në art ashtu edhe në jetën e përditshme.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË NATËS SË NDËRRIMIT TË VITEVE “ORA E FESTËS”
