“Jetofsh në kohëra interesante!”, Beti Njuma: SPAK-u do të vazhdojë të na surprizojë edhe këtë vit

Beti Njuma, gazetare dhe moderatore e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës” në tryezën e ndërrimit të viteve “Ora e Festës” rrëfeu përjetimet e saj gjatë vitit që sapo lamë pas.

“Ka qenë një vit interesant, me shumë ngjarje, me shumë punë, me shumë sfida, me gëzime familjare dhe natyrisht me shumë zhvillime politike.

Kryefjalë e gjithçkaje në punën tonë ka qenë SPAK-u dhe politika dhe besoj se SPAK-u do të vazhdojë të na surprizojë dhe pres që edhe 2026-ta të jetë një vit interesant në këtë drejtim.

Dhe urimi kinez thotë: “Jetofsh në kohëra interesante!”. Dhe po jetojmë pikërisht në kohëra interesante

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË NATËS SË NDËRRIMIT TË VITEVE “ORA E FESTËS”: