“Shëndet mbi të gjitha”/ Një urim i veçantë për 2026-ën,nga këngëtarët Arben Sinoni e Mirjeta Mema

 

“Ora e Festës” në “Ora News” solli edhe këtë vit atmosferë festive në emisionin special të mbrëmjes së fundvitit. Në studio u ftua këngëtari Arben Sinoni .

“Gëzuar Vitin e Ri dhe uroj që 2026-ta të jetë një vit sa më i suksesshëm për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, u shpreh Sinoni, duke përcjellë urimet e tij për publikun.

Më pas, në skenë u ngjit edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Mirjeta Mema, e cila përcolli mesazhe pozitive për vitin e ri.

“Me gjithë zemër uroj që të jetë një vit sa më i mbarë. Shëndet mbi të gjitha, paqe dhe begati për çdo familje shqiptare”, tha ajo, duke i dhuruar publikut edhe interpretimin e saj muzikor.

 

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË NATËS SË NDËRRIMIT TË VITEVE “ORA E FESTËS