Dronë rusë sulmojnë anije në portet e Odesës/ Zv. kryeministri ukrainas: Nuk ka viktima nga s*lmet e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2025, 19:59
Dronët rusë sulmuan gjatë natës anije që mbanin flamuj të Sllovakisë, Palaut dhe Liberisë në portet në rajonet ukrainase të Odesës dhe Mykolaivit. Zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksiy Kuleba u shpreh se Rusia ka shtuar sulmet në rajonin jugor të Odesës.
Zyrtarët ukrainas thonë se qëllimi i Moskës është ta shkëpusë Ukrainën nga Deti i Zi dhe të shkaktojë kaos midis qytetarëve të saj.
“Nuk ka viktima nga sulmet e sotme,” tha Kuleba në një postim në Telegram, duke shtuar se sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Odesas.
Sipas Kuleba-s, dronët shkaktuan dëme në një lokomotivë treni dhe një vagon mallrash në stacionin hekurudhor të Kovel, në pjesën veriperëndimore të vendit, afërsisht 60 kilometra nga Polonia.
