Japoni/ Tentativë vr*sjeje në një fabrikë gomash, mbeten 15 punonjës të lënduar nga s*lmi

15 persona u plagosën në një fabrikë gomash të rënda në Japoninë qendrore pas një sulmi me thikë.

Një zëdhënës i autoriteteve shpjegoi se ishin njoftuar nëpërmjet një telefonate se në një fabrikë gome, pesë ose gjashtë persona ishin plagosur dhe se në sulm ishte përdorur edhe lëng në formë spreji.

Mediat japoneze raportuan arrestimin e një burri të dyshuar për tentativë vrasjeje. Nga 15 të plagosurit, të paktën gjashtë janë në spital.

Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Japoni, ku shkalla e vrasjeve është e ulët dhe ligjet për armët janë ndër më të rreptat.