Kishin planifikuar një s*lm t*rrorist ndaj komunitetin hebre në Angli, autoritetet arrestojnë dy persona

Dy burra u dënuan këtë të martë në Britani për komplot e sulm ndaj komunitetit hebre në Anglinë veriperëndimore.

Sipas autoriteteve sulmi ishte i frymëzuar nga Shteti Islamik dhe kishte qëllim vrasjen e qindra njerëzve të pafajshëm me armë automatike.

Walid Saadawi, 38 vjeç, dhe Amar Hussein, 52 vjeç, u dënuan për përgatitje aktesh terroriste në Gjykatën e Kurorës në Preston.

Si Saadawi ashtu edhe Hussein kanë deklaruar se nuk ishin fajtorë.  38-vjeçari pretendoi se mori pjesë në komplot sepse kishte frikë për jetën e tij.

“Nuk kisha ndërmend të kryeja një sulm terrorist, as të dëmtoja askënd”, tha ai.