VITI MË I NXEHTË NË BRITANI/ Ekspertët thirrje për veprim urgjent ndaj situatës: Moti ekstrem po bëhet normalitet
Viti 2025 pritet të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Britaninë e Madhe, duke thyer rekordin e vitit 2022, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat ekstreme po bëhen normalitet dhe kërkojnë veprime urgjente për t’u përshtatur me pasojat në mjedis, shëndet dhe ekonomi.
Viti 2025 mund të konsiderohet viti më i nxehtë në historinë e Britanisë së Madhe që nga fillimi i regjistrimit atje, me temperaturën mesatare vjetore rreth 10.05°C.
Deri më tani viti më i nxehtë ishte konsideruar 2022-i, por me ato që shkencëtarët i quajnë ndryshime masive të motit, rekordi është thyer.
Profesoresha Rachel Kyte, keshilltare e qeverisë për klimën, paralajmëroi se ky është një tregues i së ardhmes dhe se vendi duhet të përgatitet për pasojat, duke investuar në infrastrukturë dhe natyrë.
Moti i thatë dhe i ngrohtë e ka bërë vendin të jetë i rrezikuar nga thatësira dhe zjarret gjatë pranverës dhe verës, ndërsa disa rajone janë përballur me mungesë serioze uji dhe ndërprerje energjetike.
Katër valë të nxehta janë regjistruar gjatë vitit, dhe sipas Met Office, ekstreme që pritet të rriten në dekadat e ardhshme.
Të mos investosh sot në adaptim ndaj këtyre ndryshimeve do të kushtojë shumë më tepër më vonë, ndërsa rritja e temperaturave ka ndikim edhe në bujqësi, shëndet publik dhe ekosistemet e ujit, paralajmërojnë ekspertët.
2025 është një paralajmërim për ta, që tregon se efektet e ngrohjes globale po bëhen pjesë e jetës së përditshme, duke kërkuar veprime urgjente dhe planifikim të kujdesshëm për të përballuar ekstreme të reja klimatike.

