Ish-drejtuesi i BlackRock emërohet ambasador i Kanadasë në SHBA

 

Emërimi i Wiseman vjen në një kohë tensionesh me Uashingtonin, pas tarifave të vendosura nga Trump mbi metalet, drurin dhe industrinë automobilistike kanadeze, si dhe nisjes së rishikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë. Detyra e tij kryesore do të jetë mbrojtja e interesave ekonomike të Kanadasë dhe rindërtimi i dialogut me SHBA-në.

BlackRock është kompania më e madhe në botë e menaxhimit të aseteve financiare. Ajo u themelua në vitin 1988 në Shtetet e Bashkuara dhe menaxhon triliona dollarë investime për qeveri, banka, fonde pensioni dhe investitorë privatë. BlackRock investon në aksione, obligacione, pasuri të paluajtshme dhe produkte të tjera financiare në mbarë botën. Kompania ka ndikim të madh në tregjet globale financiare dhe në politikat ekonomike përmes këshillimit të institucioneve shtetërore dhe private. Ajo njihet edhe për platformën e saj teknologjike Aladdin, e cila përdoret për analizën dhe menaxhimin e rrezikut financiar.