"Shuhet" këngëtari britanik i rock-ut, ja cilët janë hitet që do mbahen mend nga Chris Rea

Chris Rea, këngëtari dhe kantautori i njohur britanik, i famshëm për hitet ndërkombëtare si “Driving Home for Christmas” dhe “The Road to Hell”, ka ndërruar jetë, sipas një njoftimi të bërë nga një zëdhënës i familjes së tij.

Chris Rea ishte një nga artistët më të spikatur të muzikës rock dhe blues, me një karrierë që shtrihet për më shumë se katër dekada.