Kartolina mbretërore e fundvitit/ Kate Middleton dhe princi William publikojnë fotografinë krah fëmijëve të tyre (FOTO)

Kate Middleton dhe princi William vijojnë traditën e tyre të dashur të Krishtlindjeve, duke publikuar foton familjare që shoqëron kartolinën festive të këtij viti.

Në foto, çifti shfaqet së bashku me tre fëmijët e tyre, princin George (12 vjeç), princeshën Charlotte (10 vjeç) dhe princin Louis (7 vjeç).

Fotografia është realizuar në prill 2025 nga fotografi Josh Shinner dhe u publikua më 18 dhjetor në rrjetet sociale zyrtare të çiftit.

Familja pozon në një livadh me lule, në një atmosferë të qetë dhe natyrale.

Imazhi vjen nga e njëjta fotosesion që është përdorur më herët për urimet e Ditës së Babait dhe për ditëlindjet e fëmijëve.

Kjo është një nga paraqitjet e rralla familjare, pas një viti të vështirë për princeshën Kate, e cila në fillim të vitit 2025 bëri të ditur se kanceri i saj ishte në remision.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)