Sinanaj: Shoqëria shqiptare e lodhur, shpërqendrohet nga reality show-t, ndryshimi fillon nga individi
Sociologia Eva Sinanaj, e ftuar në "Ora News", shprehu shqetësimin për pasivitetin e shoqërisë shqiptare, duke theksuar se përmirësimi fillon nga secili individ dhe nga angazhimi i përbashkët për të mirën e përgjithshme.
" Në fakt shoqëria shqiptare nuk është indiferente por është e lodhur dhe e shpërqëndruar. Është edhe pak e mërzitur, por ajo që nuk ka kuptuar akoma është që gjithçka përmirësohet së pari nga individi i shoqërisë dhe së dyti nga të qenurit të gjithë së bashku për të dëshiruar të mirën e përbashkët.
Ky kalimi nga ky realitet është më i thjeshtë. Duket sikur kemi arratisje kolektive dhe fokusohemi tek gjërat që na japin emocion, i cili nuk na i zgjidh problemet tona të përditshme por sikur na i ngrin për një periudhë të caktuar dhe marrim një emocion nga një spektakël ose nga një 'reality show'.
Është më e thjeshte të marrësh emocion dhe të mos reagosh drejtpërsëdrejti sesa të kesh mendim, arsyetim, argument dhe të kesh argument konkret. Sepse do punë nga të gjithë", u shpreh Sinanaj.
